Wednesday, 9. September 2026
Sport

Barcelona nis me fitore të thellë

GS 09/09/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona për ndeshjen e katërt në fillim të këtij edicioni, ka shënuar pesë gola ndaj një kundërshtari.

Me sulm jashtëzakonisht efikas dhe me mbrojtje stabile, Barcelona fitoi edhe ndaj Feyenoordit thellë 5:1, në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions.

Braziliani Raphinha dhe Karim Adeyemi shënuan në pjesën e parë për 2:0.

Raphinha e shënoi edhe golin e dytë personal në pjesën e dytë. Supergol nga gjuajtja e lirë shënoi Lamine Yamal për 4:0.

Në Ligën e Kampionëve me gol debutoi Gabriel Jesus. Ai shënoi në minutën e 85-të, dy minuta pasi hyri në fushë.

Golin e vetëm për holandezët e Feyenoordit e realizoi Sem Steijn.

Goldallimi i Barcelonës në pesë ndeshjet e para të sezonit të ri në të gjitha garat është 22:3.

Teilen: