Robert Rrahmani e ka shënuar golin e vetëm për Gjilanin dhe ia ka siguruar fitoren skuadrës së tij në derbin ndaj Ballkanit.
Ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll, që u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan të mërkurën mbrëma, gjilanasit e fituan 1:0.
Për Gjilanin është fitorja e tretë, dhe e para pas një barazimi e një disfate.
Ndërkohë, Ballkani e pësoi humbjen e dytë. Kishte ecuri prej tri fitoreve të njëpasnjëshme.
Rrahmani realizoi në minutën e 66-të për mrekulli nga afërsia.
Gjilani me dhjetë pikë del i treti dhe e kalon në renditje Ballkanin që i ka nëntë pikë.
Teilen: