Wednesday, 9. September 2026
Sport

Pesë gola dhe spektakël në Camp Nou, Barcelona shkatërron Feyenoordin

GS 09/09/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona e nisi me fitore të thellë rrugëtimin në Champions League. Katalanasit triumfuan 5-1 në shtëpi ndaj Feyenoord, në një duel të dominuar totalisht

.

Raphinha zhbllokoi takimin pas tre minutave lojë, ndërsa Adeyemi dyfishoi në minutën e 22-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa minutën e 57-të, Raphinha kompletoi dopietën, ndërsa goleada vazhdoi me Lamine Yamal në minutën e 77-të dhe Gabriel Jesus në minutën e 85-të.

Goli i Steijn për holandezët, kishte vetëm vlerë statistikore.

Në ndeshjen tjetër, Stuttgart triumfoi 3-1 ndaj Viking. Gjermanët iu falën tripletës së shënuar nga Demirovic në pjesën e parë, për të marrë 3 pikët e pata.

Teilen: