Thursday, 10. September 2026
Sport

Arteta ngre në qiell Arsenalin: Ishim fantastikë, nuk fitohet lehtë në Napoli!

GS 10/09/2026 1 Min. Lesezeit

“Ishte një Arsenal fantastik, që më ka pëlqyer shumë. Për dëshirën dhe për mënyrën si kemi luajtur. Ajo që kemi bërë në fushë nuk reflektohet në rezultat. Jam shumë i kënaqur, sepse nuk është aspak e lehtë të fitosh këtu (Napoli)”.

Me këto fjalë e ka nisur deklaratën pas ndeshjes me Napolin në Champions League trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta. Anglezët fituan në këtë transfertë me rezultatin 0-1, falë një goli të Odegard.

“Është ndeshja e parë, kemi kaluar një provë të rëndësishme dhe e kemi merituar të fitojmë. Napoli është një skuadër shumë e komolikuar për t’u përballur”, shtoi më tej trajneri i “Topçinjve”. Arsenali konsiderohet një nga favoritët kryesorë për të fituar Champions-in këtë edicion.

Teilen: