Thursday, 10. September 2026
Futboll

Como debuton në Champions, reagon Fabregas: Të luajmë njësoj si çdo ndeshje tjetër

GS 10/09/2026 2 Min. Lesezeit

Është një moment historik për Como, që sot do të debutojë në Champions League kundër Leipzig. Për trajnerin Cesc Fabregas ky ështe një moment i vecantë, por ai kërkon që skuadra të mos hutohet dhe të luajë si gjithnjë.

është njësoj si çdo ndeshje tjetër; duhet të përpiqemi të fitojmë, ashtu siç bëjmë në çdo ndeshje tjetër. E kuptoj entuziazmin e qytetit dhe të klubit, por duhet të ruajmë qetësinë dhe të kuptojmë se është një ndeshje futbolli”, tha Fabregas.

Ata janë një ekip i shkëlqyer dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u rritur. Ata janë një ekip i nivelit të lartë dhe ne duam të jemi gjithashtu në atë nivel. Do të shohim se si do të shkojë, por jemi optimistë“, tha trajneri spanjoll.

Më tej, trajneri tha: “Do të zgjedh lojtarët që do të na ndihmojnë më së miri për të arritur qëllimin tonë: fitoren. Përvoja nuk ka rëndësi për mua. Zgjedhja e duhur do të jetë lojtari që mendoj se na jep mundësinë më të mirë për të fituar.”“Për ne do të jetë si çdo ndeshje tjetër. Po arrijmë në një nivel ku më duhet të bëj zgjedhje të caktuara. Të gjithë janë gati të japin kontributin e tyre. Ne kemi një filozofi specifike futbolli; nuk mund të largohemi shumë prej saj vetëm për shkak të kompeticionit”, tha Fabregas.

Teilen: