Thursday, 10. September 2026
Sport

Eliminimi nga “US Open” ka pasoja për Alcaraz, tenisti humb 7.680 pikë dhe 10.600.000 mln €

GS 10/09/2026 1 Min. Lesezeit

Humbja e parë përballë Shelton në karrierë ka lënë jo pak pasoja për Carlos Alcaraz. Sipas llogaritjeve të para tenisti spanjoll ka humbur pikë me rëndësi në renditjen ATP, të cilat gjithashtu i kishte humbur edhe gjatë kohës kur qëndroi jashtë fushave për shkak të atij dëmtimi të pësuar në kyçin e dorës. Sipas llogaritjeve ai ka humbur gati 7.680 pikë gjatë kësaj periudhe.

Dëmtimi ka bërë që ai të mos jetë në turne me rëndësi, ku shumat e akorduara janë domethënëse. Me përafërtësi humbja mund të llogaritet diku tek një shifër rreth 10.600.000 euro.

Sa i përket sfidave të tij të radhës mendohet se ai do të jetë në “Laver Cup”, e cila mbahet në Londër 25-27 shtator.

Teilen: