Një nga blerjet e reja të Milan këtë verë ishte ajo e Omari Hutchinson, një lojtar që erdhi në momentet e fundit të merkatos. Për shumë vetë ai mendohet se është zëvendësuesi i Rafael Leao, por 22-vjecari anglez ka të tjera ide.
“Unë nuk jam zëvendësuesi i Leao. Mendoj se luajmë në krahë të ndryshëm të fushës. Ai është anësor i majtë dhe unë luaj në të djathtë, por natyrisht, dua të kem të njëjtin ndikim si ai kur ishte në formë të mirë këtu”, tha Hutchinson.
“Besoj te vetja dhe kam një detyrë për të përmbushur“, shtoi më tej anësori anglez i ardhur në formë huazimi nga Nottingham Forest. Ai shpehet edhe për bisedën që ka patur me trajnerin Ruben Amorim pas ardhjes në Milanello.
“Herën e parë që fola me Amorim në telefon, ai më tha se do të më duhej të zhbllokoja mbrojtjet, pasi skuadrat ndonjëherë luajnë me një bllok të ulët. Mendoj se i kam cilësitë për ta bërë këtë dhe mezi pres të zbres në fushë,” siguroi mesfushori i ri sulmues.
“Mendoj se trajneri më donte dhe mbeti i impresionuar nga unë dhe tha se i duhej një lojtar që luan me këmbën e majtë për atë pozicion. Ai tha se i plotësoja kriteret e tij, ndaj kalimi im te Milan nuk ishte shumë i vështirë“, tha Hutchinson.