Thursday, 10. September 2026
Sport

Flick bën një tjetër “mrekulli”, Raphinha është për rekord

GS 10/09/2026 2 Min. Lesezeit

Sezoni aktual ka nisur mjaft mirë për Barçën e Hansi Flick. Edhe pse në merkato mungoi blerja e një sulmuesi tipik zone si Alvarez, trajneri gjerman ka gjetur zgjidhje alternative, të cilat kanë treguar se funksionojnë.

E tillë është edhe rreshtimi si 9-ç fals i Raphina-s, i cili ka shpërblyer besimin e dhënë nga gjermani duke shënuar një numër të madh golash.

Në pesë ndeshjet e para zyrtare të këtij sezoni sulmuesi brazilian ka shënuar tetë gola për Barçën, duke i shkuar shumë pranë rekordit të vendosur nga Kocsis në sezonin 1958-59 kur shënoi 9 gola në po kaq ndeshje. Raphinha ka barazuar edhe një tjetër rekord të vendosur në sezonin 1958-59 kur Luis Suárez shënoi ta paktën një gol në secilën prej pesë ndeshjeve të para të zhvilluara.

29-vjeçari nga Porto Alegre përballë Feynoord shkëlqeu dhe falë golave që shënoi arriti që të ngjitej në kuotën e 21 golave të shënuar në Champions League me fanellën katalanase. Në këtë klasifikim Raphinha “luan” për vendin e dytë pasi në vendin e parë gjendet Messi me 126 gola ndërsa në pod janë Luis Suárez (25), Rivaldo (25) dhe Lewandowski (23). A.V.

Teilen: