Martin Zubimendi mund të kërkojë largimin nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse deri atëherë nuk arrin të rikthehet në formacionin e parë të Mikel Artetës
.
Sipas TEAMtalk, Chelsea dhe Real Madridi vazhdojnë ta monitorojnë situatën e mesfushorit spanjoll dhe kanë mbajtur kontakte me përfaqësuesit e tij.
Megjithatë, Zubimendi për momentin nuk e ka marrë një vendim përfundimtar. 27-vjeçari dëshiron fillimisht të luftojë për vendin e tij dhe të bindë Artetën se meriton sërish një rol të rregullt në ekip.
Nëse situata nuk ndryshon deri në hapjen e merkatos së janarit, atëherë largimi nga Emirates mund të bëhet një mundësi konkrete, me Chelsea dhe Real Madridin që pritet të jenë dy destinacionet më serioze për të.