Gianni Infantino ka humbur edhe mbështetjen e Federatës Franceze të Futbollit. Numri një i FIFA-s është informuar ditën e sotme se nuk ka suportin e njërës prej federatëve më të mëdha të globit.
Komiteti Ekzekutiv i FFF-së u mblodh ditën e sotme për të vendosur se çfarë pozicioni do të mbajë karshi numrit një të FIFA-s, i cili ka lajmëruar se do të rikandidojë për këtë post në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas “L’Equipe”, Infantino ka humbur besimin e Federatës Franceze të Futbollit ndërsa një qëndrim publlik mbi këtë çështje do të mbahet në orën në vazhdim.
Teilen: