Në raundin e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ekipet e mëdha i përmbushën pritshmëritë. Bayern mposhti Bodo/Glimt 5-0 pas një pjese të parë të tensionuar falë golave të Musiala, Kane, Davies dhe Olise (dy gola).
Manchester United gjithashtu pati një provë të lehtë, duke mposhtur Sabah 4-0 falë golave të Cunha, Bruno Fernandes, Sesko dhe Lisandro Martinez. PSV e mbajti Shakhtarin në një barazim 1-1, dhe Lens fitoi në transfertë, mposhti Slavia Pragën 3-2.
Supriza e madhe e mbrëmjes në Champions mban emrin e Comos, që mposhti Leipzigun e Demichelis me rezultatin 4-1 në Sinigaglia Stadium. Golat për skuadrën italiane u shënuan nga Baturina, Douvikas, Diao dhe Perrone. Goli i vetëm për gjermanët u shënua nga Maksimovic.