Friday, 11. September 2026
Sport

Zbardhet ngjarja/ Donnarumma dhe e dashura shtatzënë u kërcënuan me thikë në mesnatë nga grabitësit ndërsa flinin në apartamentin e tyre në Paris

GS 11/09/2026 1 Min. Lesezeit

Gianluigi Donnarumma dhe e dashura e tij, e cila në atë kohë ishte shtatzënë, mësohet se kanë kaluar momente të vështira në 2023-in gjatë kohës kur lojtarfi luante ende për PSG-në.

Portieri i Manchester City-t dhe Alessia Elefante, me të cilën ai është martuar dhe ka një fëmijë, u goditën, u lidhën dhe u kërcënuan me thikë pasi grabitësit hynë me forcë në banesën e tyre.

Ngjarja ndodhi në Avenue Montaigne, një nga rrugët më të famshme dhe më luksoze të Parisit, ndërsa Donnarumma dhe partnerja e tij ishin në gjumë.

Në atë kohë, portieri 27-vjeçar luante për PSG-në dhe një gjykatë penale në Paris po zhvillon aktualisht një seancë dëgjimore dyditore lidhur me këtë përvojë traumatike.

Nuk pritet që Donnarumma të japë dëshmi në gjykatë, por deklarata e tij si dëshmitar ka hedhur më shumë dritë mbi atë që ndodhi.

Dokumentet gjyqësore zbuluan se si Donnarumma u zgjua nga një burrë që i bëri shenjë të heshtte (“shh”), para se të goditej në fytyrë me një dorezë hekuri dhe të kërcënohej me thikë.

Teilen: