Interi ka refuzuar oferta të rëndësishme për talentin serb, Aleksandar Stankovic, duke vendosur ta mbajë në skuadër me kërkesë të trajnerit Cristian Chivu.
Mesfushori 20-vjeçar, djali i legjendës Dejan Stankovic, ishte kërkuar edhe nga Liverpooli si pjesë e një shkëmbimi për Curtis Jones.
Sipas raportimeve, Interi ka refuzuar më herët edhe një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh për Stankovic, pasi beson fuqishëm në potencialin e tij.
Tani pritet që serbi të fitojë më shumë hapësira në ekipin e parë dhe ndeshja ndaj Udineses mund të jetë një mundësi për të treguar vlerat e tij.
Teilen: