Saturday, 12. September 2026
Sport

“Lamtumirë bosi jem”/ Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, humb njeriun e shtrenjtë

GS 12/09/2026 1 Min. Lesezeit

Momente të dhimbshme për Elseid Hysajn dhe familjen e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, me të cilin kishte një lidhje të veçantë.

Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë Hysaj përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë një fotografi me gjyshin e tij dhe ka shkruar një mesazh të shkurtër, por prekës: “Lamtumirë bosi im”.

Një dedikim që tregon dhimbjen e madhe të futbollistit për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e tij.

Miqtë dhe tifozët i kanë shprehur ngushëllimet e tyre mbrojtësit kuqezi.

Teilen: