Trajneri i Teutës, Edlir Tetova, ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH pas fitores 2-0 përballë Vorës. Tekniku është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe deklaron se ekipi do të përmirësohet javë pas jave.
“Mendoj që klasifikimi është momental, sepse ka ndeshje për të luajtur akoma nga rivalët. Më gëzojnë pikët. Kemi punuar shumë mirë në manovër, sidomos nga krahu i djathtë.
Kishim 10 minutësh paniku në pjesën e dytë. Nuk më pëlqeu ky detaj.
Titulli? Objektivi i Teutës është ndeshja e radhës. Ndihemi mirë në bazë të pikëve. Ekipin e kam ndërtuar në bazë të karakteristikave që kam.
Sot kishim përmirësim në fazën ofensive. Kur toleruam në mesfushë, Vora na vendosi në vështirësi, mund të ishte barazuar ndeshja.
Teuta do marri pikët që vijnë. Është shumë herët për të folur për titullin kampion. Përderisa ne gjejmë defekte në analizë, do të thotë se nuk është aty ku duhet. Kemi lojtarët që kanë uri dhe duan të fitojnë. Javë pas jave do përmirësohemi”, ka thënë mes të tjerash Tetova.