Sunday, 13. September 2026
Sport

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

GS 13/09/2026 1 Min. Lesezeit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova, u inkuadrua në minutën e 60-të në ndeshjen Sassuolo – Juventus.

22 minuta pas inkuadrimitz, Zhegrova shënoi golin e barazimit 1:1.

Ai u lirua nga një mbrojtës dhe me goditje të fortë mposhti portierin e Kosovës, Aro Muriq.

Shtatë minuta më vonë, Sassuolo shënoi golin për 2:1. Por shkurt zgjati festa e vendësve. Në skenë sërish doli Zhegrova, i cili shënoi tjetër supergol.

Ai pranoi një top nga Kolo Muani dhe sërish me gjuajtje me këmbën e majtë mposhti portierin Muriq në minutën e 91-të.

Por golat e Zhegrovës nuk mjaftuan.

Sassuolo shënoi golin e fitores 3:2 në minutën e 94-t.

Teilen: