Monday, 14. September 2026
Sport

Mehmeti pritet të ftohet nga Pochettino te SHBA

GS 14/09/2026 1 Min. Lesezeit

Selektori i SHBA-së, Mauricio Pochettino pritet ta ketë një risi të madhe për ndeshjet miqësore, të këtij muaji dhe muajit tjetër.

Futbollisti shqiptar, Adri Mehmeti mund të jetë pjesë e listës së tij për grumbullimin e javës së ardhshme, kanë raportuar mediumet amerikane.

Mesfushori 17-vjeçari po tregon paraqitje të mira në kampionatin MLS, me fanellën e skuadrës Neë York Red Bull.

Kështu që, ai mund të shpërblehet për paraqitjet e mira me ftesën që të jetë pjesë e Kombëtares A të SHBA-së, për herë të parë.

Amerikanët në fund të këtij muaji, do t’i luajnë dy ndeshje miqësore me Perunë dhe Kilin, përpara se të përballen me Meksikën e Kanadanë muajin e ardhshëm.

Mehmeti po monitorohet edhe nga Shqipëria, ndonëse ka 3 paraqitje me ekipin U-15 para se të kalonte te U-15 të SHBA-së, ku ka regjistruar 7 ndeshje dhe ka realizuar një gol.

Ai në vitin 2024 është promovuar në ekipin e parë të Neë York Red BUll dhe ka kontratë valide deri në fund të vitit 2028.

Teilen: