Monday, 14. September 2026
Sport

Shqipëria pa Uzunin në Ligën e Kombeve

GS 14/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Myrto Uzuni pothuajse do të jetë mungesë e konfirmuar në listën e selektorit të Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran.

Shqipëria pritet që gjatë kësaj jave të bëjë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, Uzuni nuk do të jetë pjesë e saj për shkak se ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i këmbës që e pësoi javë më parë.

Ai mungoi në ndeshjen e fundit të skuadrës Austin në kampionat, e cila ishte e katërta rresht për Uzunin që nuk paraqitet në MLS.

Datë të saktë për rikthimin e tij në fushë në ka dhe për këtë arsye te Shqipëria nuk do të mund të llogaritin në shërbimet e Uzunit.

Shqipëria më 26 dhe 29 shtator, do të përballet me Bjellorusinë dhe San Marinon në kuadër të ligës C të Ligës së Kombeve.

Teilen: