Hansi Flick është trajneri i rekordeve të Barçës. Gjermani ka nisur një rrugëtim ku në fillim u pa me shumë skepticizëm prej tifozëve të klubit katalanas. Por koha po i jep të drejtë teknikut, i cili ka udhëhequr në plot 61 javë kampionatin spanjoll prej 81 javëve të mundshme.
Në këtë klasifikim të veçantë ai ka lënë pas emra të mëdhenj si Luis Enrique, Louis Van Gaal apo edhe Johan Cruyff dhe Terry Venables.
Më mirë se Flick për momentin kanë bërë vetëm emra si Guardiola, i cili ka udhëhequr me Barçën, La Liga-n për plot 87 javë në katër sezone apo edhe Frank Rijkaard me 85 javë në krye të kampionatit spanjoll. A.V.
TRAJNERËT E BARÇËS DHE NUMRI I JAVËVE NË KRYE TË LA LIGA-S:
Pep Guardiola 87 jornadas (4 sezone)
Frank Rijkaard 85 (4 sezone)
Ernesto Valverde 80 (3 sezone)
Rinus Michels 63 (6 sezone)
HANSI FLICK 61 (2 sezone, sapo ka nisur të tretin)
Terry Venables 60 (3 sezone)
Johan Cruyff 59 (8 sezone)
Louis Van Gaal 58 (4 sezone)
Luis Enrique 55 (3 sezone)