Daniele Maldini është rikthyer në stërvitje ditën e sotme me Kaljarin pas 48 orëve të fundit të trazuara.
Djali i legjendës së Milanit pasi shënoi golin që vendosi ndeshjen mes Kaljarit dhe Atalantas shkaktoi një aksident ku pas testeve të para policia bëri me dije se i riu kishte qenë i dehur në timonin e Porsche Carrera.
Ditën e sotme klubi sard njoftoi se 24-vjeçari është rikthyer që të stërvitej me grupin e plotë pasi testet e tjera toksikologjike kanë rezultuar negative.
Teilen: