Juventusi që kemi njohur nuk është më. Skuadra piemonteze është kthyer në një ekip në krizë të fortë identiteti. Të besuarit e Spaletti-t në katër ndeshje kanë grumbulluar shtatë pikë falë dy fitoreve dhe një barazimi.
Ajo që shqetëson më shumë është mënyra si shprehet ekipi në fushë. Golat e pësuar ishin të denjë për një ekip të Serie D, por një tjetër e dhënë shqetëson edhe më shumë tifozët e ekipit që ka fituar më shumë tituj në Serie A.
Për transfertën në Emilia-Romagna trajneri i Juves preferoi që të aktivizonte nga minuta e parë një formacion ku nuk luante asnjë italian si lojtar fushë.
Duke përjashtuar portierin Guglielmo Vicario të gjithë të tjerët ishin lojtarë jo italianë. Mungesa e rezultateve dhe ky fakt, i cili nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e klubit kanë alarmuar tifozët.