Monday, 14. September 2026
Sport

Malisheva fiton bindshëm ndaj Llapit, Ballkani ndalet nga Dukagjini

GS 14/09/2026 1 Min. Lesezeit

Malisheva ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra mysafire ka kaluar në epërsi në minutën e dyzet e një me golin e Vusal Isgandarli, i cili është pranuar pas rishikimit në VAR.

Në pjesën e dytë, Malisheva e ka thelluar rezultatin në minutën e pesëdhjetë e shtatë, kur Xhemal Ibishi ka realizuar nga penalltia, e cila gjithashtu është konfirmuar pas ndërhyrjes së VAR.

Vetëm tre minuta më vonë, Lorent Talla ka shënuar për 3:0, ndërsa rezultatin përfundimtar 4:0 e ka vulosur Mark Bushaj në minutën e tetëdhjetë e katërt.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e kësaj xhiroje mes Ballkanit dhe Dukagjinit, e zhvilluar në Suharekë, ka përfunduar pa gola, 0:0.

Pas gjashtë xhirove, tabelën e Superligës e kryeson Prishtina me pesëmbëdhjetë pikë, ndërsa në vendin e fundit mbetet Vushtrria, që ende nuk ka fituar asnjë pikë.

Teilen: