Tuesday, 15. September 2026
Sport

Richarlison bëhet çështje te Tottenham, trajneri De Zerbi: Nuk do luante as në Carabao Cup!

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

Starti i kampionatit është shumë larg pritshmërive te Tottenham, një nga klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkaton e verës. Londinezët nuk kanë shënuar asnjë gol në 4 ndeshjet e deritanishme.

Te kjo skuadër ka një çështje “Richarlison”, me sulmuesin brazilian që nuk ka qenë fare në listën e lojtarëve të grumbulluar në Premier ditët e fundit. Trajneri Roberto De Zerbi ka qenë i qartë, kur ka folur për situatën e tij: “E di çfarë ka bërë. Nuk do të luante edhe sikur të ishte i disponueshëm, as në Carabao Cup”.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e futbollistit. Braziliani u është përgjigjur fjalëve të trajnerit De Zerbi, duke shkruar: “Pse?”. Me siguri përplasja mes të dyve nuk ka përfundon këtu. Richarlison është përfolur shumë në merkato për një kalim të mundshëm në Turqi, te Trabzanspor. Për momentin ai mbetet jashtë skuadrës, trajneri nuk ka në plan ta aktivizojë.

Teilen: