Sascha Zverev nuk e kuptoi që kishte fituar Us Open. Pati një hezitim para se të festonte. Pastaj, kur tenisti gjerman mori mikrofonin për fjalimin e fituesit, ai hezitim i lehtë duket se e kishte një shpjegim.
Rezultati i finales kundër Ben Shelton nuk ishte më i rëndësishmi. Atij i interesonte më shumë të falënderonte nënën Irina, “njeriun më të rëndësishëm të jetës”. “Kur u diagnostikova me diabet të tipit 1, doktori më këshilloi të mos luaja tenis, duke menduar se nuk do të luaja në nivel të lartë. Nëna ime reagoi: ‘Jo, djali im do t’i ndjekë ëndrrat e tij, do të vendosë ai çfarë do të bëjë. Nuk do të kushtëzohet nga një sëmundje’”.
Dhe kështu bëri Sascha, duke përballuar dy ndeshje njëkohësisht: një kundër rivalit dhe një tjetër kundër diabetit. Edhe gjatë finales në New York, Zverev nga një gejm në tjetrin merrte insulinë. Diçka normale e familjare për të.
Ditën e triumfit e shndërroi eksperiencën e tij në një leksion për të gjithë, sidomos për të rinjtë: “Mos hiqni dorë kurrë nga ëndrrat, sporti do t’ju ndihmojë të ringriheni. Mos u kushtëzoni kurrë nga asgjë, nga një sëmundje apo nga një paragjykim. Jeni ju ata që vendosni çfarë dëshironi të jeni”, – e mbylli fjalimin e tij Zverev.