Tuesday, 15. September 2026
Sport

​Kuka ua kujton politikanëve unitetin: Më shumë se kurrë i duhet vendit

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, në ditëlindjen e tij ka përcjellë një porosi për skenën politike kosovare, duke u bërë thirrje politikanëve që t’i lënë anash inatet dhe të reflektojnë përballë nevojës për unitet.

Kuka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendit i duhet më shumë se kurrë unitet njerëzor dhe politik, ndërsa dëshirën e tij të ditëlindjes këtë herë ia ka kushtuar pikërisht njerëzve të politikës.

“Ditëlindja ime është sot. Vitet po ecin tutje! Jetojmë të punojmë e veprojmë!

Vendit tonë ma shumë se kurrë i duhet unitet njerëzor e politik.

Në ditëlindje njeriu mendon dëshira të ndryshme e dëshira ime kësaj radhe i drejtohet njerëzve të politikës!

Leni inatet e reflektoni”, ka shkruar Kuka.

Mesazhi i trajnerit të suksesshëm të xhudos vjen në një periudhë kur skena politike në Kosovë vazhdon të përballet me përplasje dhe ndasi, ndërsa Kuka ka zgjedhur ditëlindjen e tij për të bërë thirrje për tejkalimin e tyre.

Teilen: