Kapiteni i Kombëtares spanjolle, Rodri shpjegon arsyet pse zgjodhi të nënshkruante për Barcelonën , duke refuzuar ofertën që mori nga Real Madridi.
Rodri pohon se zgjedhja e tij u bazua në kritere futbollistike:
“Kishte shumë gjëra për të analizuar dhe një vendim kaq të rëndësishëm për t’u marrë midis dy prej klubeve më të mira në botë. Në fund, e mora vendimin tim bazuar në konsiderata sportive, në atë që më motivonte më shumë dhe ku mund të fitoja dhe të rritesha më shumë si lojtar. Nuk ishte aspak një vendim i lehtë; t’i thoja jo Real Madridit nuk është e lehtë, veçanërisht pasi ata më trajtuan jashtëzakonisht mire”, tha ai.
Në intervistë, Rodri tha gjithashtu fjalë të mira për Mourinhon, i cili madje e telefonoi lojtarin për t’i bërë të ditur qëllimet e tij: “Trajtimi ishte shumë i mirë. Kur mora vendimin, e telefonova edhe për ta falënderuar për interesin e tij dhe mënyrën se si më trajtoi. Mendoj se ai është një trajner fantastik, ai e ka provuar tashmë këtë kudo që ka shkuar gjatë periudhave të tij të shkëlqyera dhe Real Madridi do të jetë një rival i vështirë në këtë ligë”.