Tuesday, 15. September 2026
Sport

Krasniqi në formacionin më të mirë në Turqi

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi ka treguar paraqitje të mira këtë sezon në Superligën e Turqisë prejse iu bashkua Amedsporit nga Sparta e Pragës gjatë verës.

Megjithatë, Krasniqi shkëlqeu në ndeshjen e fundit të ekipit të tij, i cili këtë sezon po debuton në elitën e futbollit turk dhe po drejtohet nga trajneri Besnik Hasi.

Amedspori triumfoi 5:0 ndaj Bashakshehirit, ndeshje në të cilën Krasniqi kontribuoi me dy asistime për të qenë njëri prej tre futbollistëve të ekipit në formacionin me të mirë të javës.

Faqja e specializuar për statistika “SofaScore” i ka bërë vend Krasniqit në ekipin më të mirë të xhiros së pestë të kampionatit turk, duke e vlerësuar me notën 9 për paraqitjen e fundit.

Në pesë paraqitje deri më tani në elitën e futbollit turk, Krasniqi ka dy asistime kurse Amedspori, ku luan edhe Lumbardh Dellova ka tubuar 10 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.

 

Teilen: