Tuesday, 15. September 2026
Sport

Grumbullimi dhe duelet e Kosovës në Ligën e Kombeve

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

Grumbullimi i futbollistëve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, do të zgjasë më shumë se dy javë.

“Dardanët” do të jenë në grumbullim nga data 21 shator deri më datën 6 tetor për t’i zhvilluar duelet e Ligës së Kombeve.

Selektori i Kosovës, Franco Foda gjatë kësaj jave pritet ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar në grumbullimin që do të zgjatë plot 16 ditë.

Në fakt, Kosova do t’i ketë katër ndeshje në kuadër të këtij grumbullimi, kohëzgjatja e të cilit është për shkak të një modifikimi të kalendarit të miratuar nga FIFA nëq viitn 2023.

E ky kalender po zbatohet për herë të parë në sezonin e ri të Ligës së Kombeve pas Kupës së Botës 2026.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan në shtëpi ndaj Irlandës më 24 shtator kurse pas tri ditësh do të përballet me Austrinë në Vjenë.

Më datën 1 tetor, Kosova luan në Hungari kundër Izraelit kurse tri ditë më vonë do të luaj kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Teilen: