“Allianz Arena” në Mynih dhe “Camp Nou” në Barcelonë janë stadiumet ku do të luhen finalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2028 e 2029. Kështu është vendosur të martën nga UEFA.
Në stadiumin e Bayernit finalja e Championsit do të luhet për herë të tretë. Së pari u luajt në vitin 2012 e më pas vitin e kaluar.
Barcelona e pret finalen në vitin 2029, një vit para se Spanja ta organizojë Kupën e Botës 2030 së bashku me Portugalinë dhe Marokun.
Edhe në “Camp Nou” finalja luhet për herë të tretë.
Finalja e vitit të ardhshëm tashmë është caktuar të zhvillohet në “Estadio Metropolitano” në Madrid.
Teilen: