Tuesday, 15. September 2026
Sport

Basketboll, Superliga nis këtë vikend

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

Përkundër që finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll u shtye për dy javë, sezoni 2026/27 i Superligës starton këtë vikend.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka bërë të ditur se gjithçka është gati për fillimin e Superligës, ku edhe në sezonin e ri do të paraqiten 8 skuadra.

Zyrtarisht, Superliga nis të shtunën, pra më 19 shtator kur janë paraparë të zhvillohen dy ndeshjea, në Prishtinë dhe Rahovec.

Sigal Prishtina – Peja dhe Rahoveci 029 – Trepça, janë dy ndeshjet e xhiros së parë, të cilat do të luhen nga ora 17:00, përkatësisht 19:00.

Ndërkohë, të dielën në orarin e njëjtë sikurse të shtunën, do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera të xhiros së parë, ku do të përballen Bashkimi – Golden Eagle Ylli dhe Bora – Vëllaznimi.

FBK, ditë më parë njoftoi se finalja e Superkupës së Kosovës, e paraparë të luhet të mërkurën është shtyrë për datën 29 apo 30 shtator.

Në finalen e Superkupës së Kosovës, do të përballen Trepça dhe Bashkimi.

Teilen: