Tuesday, 15. September 2026
Sport

BC Roma e Luka Doncic zbulon logon zyrtare

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

“Romë, kjo histori fillon këtu dhe ne e shkruajmë së bashku”. Ky është slogani i përdorur nga Klubi i Basketbollit Roma në ceremoninë ku u zbulua logo zyrtare e ekipit kur nga fillimi i kampionatit të Serie A mungojnë më pak se dy javë.

Klubi roman, në pronësi të Luka Doncic dhe Donnie Nelson, i cili mori shoqwrinw, e cila zotwrohej nga Vanoli Cremona, lançoi njëkohësisht profilin e tij në Instagram.

Siç u njoftua nga klubi, qendra e stemës paraqet Perëndeshën Roma, e frymëzuar nga pamjet e saj në monedhat e lashta romake dhe e riinterpretuar në një mënyrë bashkëkohore. Ky simbol kujton rrënjët, identitetin dhe forcën e qytetit dhe BC Roma e ka zgjedhur atë si elementin qendror të gjuhës së saj të re vizuale. A.V.

Teilen: