Rodri ka zbuluar se gjatë verës ka kontaktuar dy herë me trajnerin e Real-it. Siç dihte mesfuhsori ishte objektiv i klubit madrilen në merkato.
“Nuk kam dëshirë që të bëj publike bisedat tona provate. Dua të them se ai ishte shumë i këndshëm me mua dhe se më shprehu dëshirën që unë të transferohesha në Madrid”, tha ish-lojtari i City-t.
Më tej Rodri tregoi se kur kishte vendosur që t’i bashkohej Barcelonës i kishte telefonuar portugezit për ta falenderuar. “I telefonova Mourinho-s dhe e falenderova për fjalët që më tha dhe për interesin e shfaqur karshi meje. Ai është një trajner i madh dhe një fakt të tillë e ka treguar gjatë viteve që ka kaluar në këtë ambient. Jam i bindur se Real-in do ta kemi një rival të fortë deri në fund të sezonit”, tha Rodri. A.V.