Dion Kacuri ka marrë vendimin rreth karrierës së tij ndërkombëtare.
Ylli i Baselit i huazuar te Austria Lustenau, ka vendosur që të veshë fanellën “Dardane” duke e lënë Kombëtaren e Zvicrës.
Siç raporton “Telegrafi”, Kacuri kishte marrë ftesën nga Franco Foda për ndeshjet e muajit shtator dhe tetor ku ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht.
Kacuri, kishte luajtur për grupmoshat e Zvicrës nga moshat U-16 deri tek U-21shat, ku ishte edhe kapiten.
Teilen: