Tuesday, 15. September 2026
Sport

Nga Partizani te Dinamo, Sembene është zyrtarisht lojtar i “bluve”

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

Saliou Sembene është lojtari më i ri i Dinamos. Mbrojtësi senegalez, që më herët është aktivizuar me Partizanin, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin kryeqytetas dhe do të veshë fanellën me numrin 17 te “blutë”.

“Klubi i Futbollit Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë se ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Saliou Sembene.

Mbrojtësi senegalez ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin dhe do të mbajë fanellën me numrin 17.

I lindur në Senegal më 26 tetor 2001, Saliou Sembene është formuar në vendin e tij përpara se të mbërrinte në Shqipëri në verën e vitit 2021, ku nisi rrugëtimin e tij në futbollin profesionist me fanellën e Partizanit.

Gjatë pesë sezoneve në kampionatin shqiptar, Sembene ka fituar eksperiencë dhe është afirmuar në rolin e qendërmbrojtësit. Nga sot, ai nis një kapitull të ri në karrierën e tij, si lojtar i Dinamos”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: