Europa League rinis këtë javë për një sezon të ri, me 36 ekipe gati për fazën e ligës me tetë javë, e cila do të zhvillohet nga mbrëmja e së mërkurës deri në mesin e muajit janar.
Në përfundim të atyre ndeshjeve, ekipet do të renditen në një tabelë të vetme gjigante, ku tetë të parat do të kalojnë në fazën e 16-shes, ndërsa ekipet që përfundojnë në vendet nga 9 deri në 24 do të luajnë në një raund “play-off” për të siguruar gjithashtu vendin në fazën me eliminim direkt.
Para fillimit të fazës së ligës në Ligën e Evropës për sezonin 2026-27, superkompjuteri i Opta-s ka kryer 10,000 simulime të sezonit. Por kush e fitoi kompeticionin më shpesh?
Në sezonin e tyre të parë ndonjëherë në Europë, Bournemouthi është favorit për të shkuar deri në fund dhe për të fituar Europa League në sezonin 2026-27.
Superkompjuteri i Opta-s ka kryer 10,000 simulime të sezonit dhe skuadra e Rose arriti ta menaxhonte mjaft mirë balancën mes futbollit vendas dhe atij evropian, duke fituar Europa League në më shumë raste (14,3%) sesa çdo ekip tjetër. Gjithashtu, Bournemouth e mbyll fazën e ligës në krye të renditjes në më shumë simulime (15,1%) sesa çdo skuadër tjetër.
Benfica renditet menjëherë pas Bournemouth-it, duke fituar Ligën e Evropës në 14,0% të simulimeve.
Ekipi i tretë pretendent për të fituar Ligën e Evropës është Bayer Leverkusen. Në 10-en e parë janë edhe Milani me Juventusin. Bardhezinjtë kanë fituar turneun në 7.8 % të simulimeve, ndërsa kuqezinjtë në 5.4%.
