Wednesday, 16. September 2026
Sport

Vendosi rekord me fanellën e Kolumbisë, James Rodriguez tërhiqet nga kombëtarja

GS 16/09/2026 1 Min. Lesezeit

James Rodriguez nuk do të luajë më me fanellën e kombëtares kolumbiane. ‘Diez’ i ‘Cafeteros’, i cili vendosi rekord për numrin e ndeshjeve të luajtura, 131 (31 gola dhe 40 asiste), ka njoftuar vendimin e tërheqjes me një video në rrjetet sociale, të shoqëruar më një sërë falënderimesh.

“Faleminderit për çdo ndeshje, çdo gëzim, çdo pikë loti dhe çdo ëndërr që kemi ndarë së bashku, – ka shkruar James. – Të mbroja ngjyrat e kombëtares së Kolumbisë ishte një nder shumë i madh në jetën time. Faleminderit, Kolumbi! Përgjithmonë”.

Me kombëtaren kolumbiane fantazisti iu prezantua botës gjatë Botërorit 2014, ku udhëhoqi ‘Cafeteros’ deri në çerekfinale kundër Brazilit. Ai shënoi 6 gola, duke fituar ‘Këpucën e Artë’ të turneut. Më pas u ble nga Real Madrid. Ndeshjet e fundit i luajti në Botërorin 2026, ku Kolumbia u eliminua me penallti nga Zvicra në fazën e 1/8-ve.

Teilen: