Shtatë ndeshje i janë dashur Taulant Seferit që të tregojë se shifra e shpenzuar nga Kayserispor-i gjatë verës për ta blerë është modeste krahasuar me kontributin që lojtari po jep.
Mediet turke kanë vlerësuar sulmuesin shqiptar për shtatë golat e shënuar deri më tani.
Kayserispor mori kryesimin në Trendyol 1. Lig (Kategoria e Dytë) pasi mundi İstanbulspor-in në fushën e vet në javën e shtatë të sezonit.
Skuadra e Atila Gerin-it ka grumbulluar 16 pikë nga 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në 7 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Me ndeshjet e Nations League në horizont kjo formë e Seferit mund të jetë një faktor në listën e ardhshme që do të përpilojë Rolando Maran për ndeshjet e radhës të Shqipërisë. A.V.