Sulmuesi Taulant Seferi po e udhëheq skuadrën e Kayserisporit drejt rikthimit në Superligën e Turqisë.
Pas shtatë xhirove të luajtura në Ligën e Parë, Kayserispori prinë në tabelë me 16 pikë pasi ka 5 fitore, një barazim dhe një humbje.
E njëri prej më të merituarëve për këtë, padyshim se është futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Seferi.
29-vjeçari ka treguar formë fantastike pasi deri më tani ka shënuar shtatë gola në po aq ndeshje kampionale.
Seferi u transferua te Kayserispori gjatë verës nga Bodrumi dhe me ekipin e ri, ka kontratë deri në verën e vitit 2029.
Falë formës së tij, Seferi pritet të jetë në mesin e lojtarëve të grumbulluar nga selektori i Shqipërisë, Rolando Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve.