Triumfi në finale do të ndihmonte jo pak edhe klubet big si Milan dhe Juventus për të rregulluar bilancin financiar, jo vetëm për prestigjin.
Milan, Juventus dhe klube të tjera të mëdha që marrin pjesë në Europa League kanë shumë arsye për të bërë figurë të mirë gjatë këtij komepticioni. Çështje prestigji, por edhe ekonomike. Sepse të ngresh lart trofeun e Europa League garanton të ardhura të konsiderueshme, që shkojnë deri në 50 milionë euro.
Kompeticioni i dytë kontinental për klube ka një shpërblim total prej 565 milionë eurosh. Kjo shifër ndahet për klubet në bazë të fitoreve, kalimeve të tureve dhe jo vetëm. Juventus dhe Milan kanë të ardhura minimale të garantuara respektivisht 14.4 dhe 13.5 milionë euro.
Diferenca në raport me Champions League është e madhe. Për “Zonjën e Vjetër” kjo diferencë është rreth 33 milionë euro, kurse për kuqezinjtë rreth 25 milionë euro.
Siç mund të kuptohet lehtë, rezultatet në fushë do të bëjnë diferencën. Çdo sukses vlen 450 mijë euro, kurse barazimi 150 mijë euro. Ka edhe bonuse që lidhen me pozicionin në renditjen e përgjithshme të fazës së parë. Renditja në 8 vendet e para garanton 600 mijë euro të tjera. Dyfishi i atyre që renditen nga vendi i 9-të deri në të 16-in dhe shkojnë në Play-off. Pa harruar shifrën që jepet në bazë të klasifikimit: nga 75 mijë euro për vendin e 36-të deri në 2.7 milionë euro për vendin e parë.
Më tej, për kualifikimin në 1/8-at e finaleve çdo klub arkëton 1.75 milionë euro, për çerekfinalet 2.5 milionë euro dhe 4.2 milionë euro për gjysmëfinalet. Kalimi në finale vlen 7 milionë euro dhe fitimi i trofeut 6 milionë euro të tjera.
Pra, në rast të një rrugëtimi perfekt, duke shtuar edhe të ardhurat nga numri i ndeshjeve të luajtura, Juventus dhe Milan mund të fitojnë 45-50 milionë euro. Patjetër që janë numra larg Champions-it, por të rëndësishëm.