Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nxitur reagime të shumta.
Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj.
Futbollisti i Sivassporit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori. Është një sakrificë që nuk harrohet, një liri që nuk erdhi falas”, ka shkruar Manaj.
Postimit të tij, Manaj i ka bashkëngjitur edhe një fotografi që lidhet me golin e fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë, në ndeshjen e kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, të zhvilluar më 11 tetor të vitit të kaluar.
Reagimi i futbollistit shqiptar vjen pas aktgjykimit të shpallur sot në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.