Arsenal po planifikon të forcojë sulmin gjatë merkatos së janarit. Për momentin, duket se ata kanë tashmë një kandidat kryesor. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut të majtë të Brentford, Kevin Schade.
Pas shitjes së Leandro Trossard dhe Gabriel Martinelli-t, Arsenal afroi Christos Tzolis për krahun e majtë, por nuk mjaftohet me kaq. Areteta ka kërkuar dhe një lojtar tjetër për këtë pozicion dhe kandidati kryesor për momentin është 24-vjeçari gjerman.
Schade po tregon një formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar tre gola në gjashtë ndeshjet e para. Ai mund të luajë si sulmues i krahut të majtë, por ka treguar aftësi të mira edhe si qendërsulmues. Schade është nën kontratë me Brentford deri në qershor të vitit 2028. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 35 milionë euro.