Friday, 25. September 2026
Sport

LAJM I MADH NGA MILANI! Rossonerët nuk heqin dorë nga ylli portugez – tentativa e re në janar

GS 25/09/2026 2 Min. Lesezeit

AC Milan duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi i Gonçalo Inácio. Edhe pse merkatoja e verës u mbyll më pak se një muaj më parë, mbrojtësi portugez vazhdon të jetë në listën e objektivave të klubit kuqezi.

Sipas raportimeve të Tuttosport, të përcjella nga MilanNews, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë mundësinë për t’iu rikthyer mbrojtësit të Sporting CP gjatë merkatos së janarit.

Milani tentoi të realizonte transferimin e Inacios në ditët e fundit të merkatos së verës, duke paraqitur një ofertë prej 40 milionë eurosh. Sporting CP e pranoi propozimin, por vendosi një kusht: klubi portugez duhej të gjente fillimisht një zëvendësues të përshtatshëm për qendërmbrojtësin, transmeton ORAinfo.

Kjo nuk ndodhi në orët e fundit të merkatos dhe, për pasojë, transferimi u bllokua.

Megjithatë, Milani nuk e ka harruar Inacion. Mbrojtësi 24-vjeçar vazhdon të konsiderohet një objektiv i rëndësishëm, ndërsa një tjetër faktor që mund të ndikojë në negociata është njohja e tij me Ruben Amorim, i cili ishte trajneri që i dha mundësinë të debutonte me ekipin e parë të Sportingut në sezonin 2020/21.

Të dy kanë gjithashtu të njëjtën agjenci, AS1, ndërsa kontaktet mes përfaqësuesve të lojtarit dhe palës së Milanit raportohet se nuk janë ndërprerë.

Tani mbetet për t’u parë nëse Sporting do të jetë i gatshëm të negociojë në janar për një shifër të ngjashme me 40 milionë eurot e pranuara në fund të gushtit. Situata mund të jetë më e komplikuar gjatë sezonit, pasi Inácio konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Rui Borges.

Milani, ndërkohë, mund të provojë sërish. Inácio mbetet në radar dhe një ofertë e re në merkaton e dimrit nuk përjashtohet. /ORAinfo/

Teilen: