Për dy ditë me radhë, Peja do të jetë nikoqire e xhudistëve më të mirë të rajonit, me përballje të forta, atmosferë të jashtëzakonshme dhe garë të nivelit të lartë.
Më 26 dhe 27 shtator, në palestrën “Karagaqi” në Pejë, Federata e Xhudos e Kosovës, e organizon kampionatin ballkanik, për seniorët U23 dhe gara ekipore Mixed Team.
Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik, më 26 shtator 2026, do të zhvillohen garat individuale në kategoritë:
Meshkujt: -60kg, -66kg, -73kg, -81kg, -90kg, -100kg, +100kg
Femrat: -48kg, -52kg, -57kg, -63kg, -70kg, -78kg, +78kg
Luftërat preliminare fillojnë në ora 10:00, ceremonia e hapjes do të mbahet në ora 15:30 dhe blloku final fillon në ora 16:00.
Në ditën e dytë, të dielën më 27 shtator, i kushtohet garave ekipore, Mixed Team.
Luftërat preliminare fillojnë në ora 10:00.
Për të katërtin vit radhazi, Kosova është nikoqire e Kampionatit Ballkanik, duke mirëpritur 10 shtete pjesëmarrëse: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Moldavinë, Rumaninë, Turqinë dhe Bullgarinë.