Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e vajzave ka përmbyllur të shtunën kampin katërditor përgatitor, në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme kualifikuese.
Gjatë qëndrimit në kamp, hendbollistet kosovare zhvilluan edhe një ndeshje testuese, ndërsa shtabi teknik, i udhëhequr nga selektori i ri Nenad Shoshtariq, u shpreh i kënaqur me punën e zhvilluar dhe përkushtimin e lojtareve.
Në grumbullim ishin shumica e hendbollisteve të Kombëtares A, me të cilat stafi teknik ka punuar në implementimin e ideve dhe kërkesave të selektorit Shoshtariq.
Kampi shërbeu si fazë përgatitore para ndeshjeve të rëndësishme kundër Estonisë, të vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.
Kosova do t’i zhvillojë të dyja ndeshjet ndaj Estonisë në shtëpi, më 23 dhe 24 tetor.