Saturday, 26. September 2026
Sport

Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21

GS 26/09/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, e ka shënuar golin e parë me Përfaqësuesen U21 të Gjermanisë.

Gjermania U21 të shtunën mbrëma e mposhti Letoninë U21 në Riga me rezultatin 4:0. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2027 që mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Sulmuesi që është i huazuar tek Augsburgu, Ibrahimoviq, e shënoi golin e katërt në minutën e 76-të.

Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 58-të.

Për 20-vjeçarin ishte ndeshja e tretë e zhvilluar me Gjermaninë U21.

Teilen: