Ashtu siç edhe pritej përballja mes Anglisë dhe Spanjës po dhuron spektakël. Pjesa e parë në “Wembley” është mbyllur 2-1 për anglezët. Kampionët e Botës në fuqi kaluan në avantazh që në minutën e dytë.
Një gafë e pafalshme e Marc Guehi, i cili tregohet komplet i pavëmendshëm, situatë nga e cila përfiton Lamine Yamal. Ylli i Spanjës nuk e kishte aspak të vështirë për të dërguar topin në portën e mbrojtur nga James Trafford.
Në minutën e 9-të, Torres gjen golin pas një krosimi në zonë të Fabian Ruiz nga goditja e dënimit, por anullohet për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 16-të, pasim i shkëlqyer i Yamal për Ferran Torres, por ky i fundit nuk arrin dot të mposht Trafford. Në minutën e 27-të, tjetër mundësi e mirë për Torres, që sërish nuk arrin dot të dërgojë topin në rrjetë.