Sunday, 27. September 2026
Sport

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipë

GS 26/09/2026 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Kombëtares Shqiptare kanë dalë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi.

“Kuq e Zinjtë” morën një fitore të madhe prej 2-0, për t’ia nisur me këmbë të mbarë Ligën C të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, tribunat ishin të mbushura me flamuj kombëtarë dhe gjatë ndeshjes u shfaq baneri me mbishkrimin “Jo në emrin tim”.

Mesazhi i tifozëve vjen në dritën e reagimeve dhe protestave që kanë nisur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Përndryshe, edhe gjatë ndeshjes vazhdimisht tifozët bërtitën “UÇK, UÇK”. Përpos kësaj kishte edhe banerë të tjerë si “Prangat e përkohshme, Historia e përjetshme”.

Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Pas tre ditëve, është mysafir i kësaj së fundit.

Teilen: