Sunday, 27. September 2026
Sport

Muçi: Një fitore e rëndësishme, duam vendin e parë në grup

GS 27/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi ka folur për FSHF.TV pas fitores ndaj Bjellorusisë në ndeshjen hapëse të Nations League. 25-vjeçari shënoi golin e dytë për skuadrën kuqezi. Muçi është i kënaqur që Shqipëria nisi mbarë këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe thekson se objektivi kryesor është vendi i parë në grup.

“Po e dimë çfarë rëndësie ka Liga e Kombeve për ne për rrugën për në Europian. Filluam shumë mirë këtë edicion. Duam të zëmë vendin e parë në grup. Ishte një fitore shumë e rëndësishme përballë tifozëve tanë. Kemi edhe shumë për të bërë, janë edhe 3 ndeshje të tjera që duhet të fitojmë.

Patjetër 2 ose 3 ndeshje të tjera duhet ti fitojmë që të jemi të parët në grup. U ndjeva shumë mirë edhe me shokët e ekipit. Normalisht kemi luajtur edhe më parë bashkë kështu, edhe në stërvitje. Ishte një fitore shumë e rëndësishme , shpresoj që të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e tjera”, ka thënë Muçi.

Teilen: