Sunday, 27. September 2026
Sport

Mungesë e madhe për Kosovën ndaj Austrisë, Hajdari nuk figuron në listën e publikuar nga Foda

GS 27/09/2026 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, e ka dorëzuar listën për ndeshjen ndaj Austrisë.

Në listë nuk figuron emri i liderit të mbrojtjes, Albian Hajdari. Krahas Hajdarit, jashtë listës kanë mbetur Lindon Emërllahun, Meriton Korenicën dhe Muharrem Jashari.

Leard Sadriu dhe Vesel Demaku janë perfahirë në ekip në vend të Hajdarit dhe Jasharit.

Ndeshja Austri – Kosovë luhet sonte nga ora 18:00 në Vjenë dhe i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Do të jetë ndeshja e dyte edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e parë ndaj Irlandes, Kosova e fitoi 1:0 me gol të Vedat Muriqit.

Më 1 tetor, Kosova në Hungari përballet me Izraelin.

Më 4 tetor në Prishtinë e pret Austrinë.

Teilen: