Tuesday, 29. September 2026
Futboll

Problemet në mesfushë janë sëish të mëdha, Real Madrid i rikthehet pistës së vjetër. Duhen 100 milionë euro

GS 27/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht transferimit të Bernardo Silva-s dhe emrave “big” që ka në gjendje, mesfusha e Real Madridit, sërish duket se çalon këtë sezon. Ndaj, për këtë arsye, klubi madrilen është më i vendosur se kurrë për të afruar një mesfushor të mirëfilltë gjatë verës së ardhshme.

Sipas “Football Insider”, Real Madridi nuk e ka harruar Alexis Mac Allister. Argjentinasi mbetet prioriteti kryesor i madrilenëve për të forcuar mesfushën për verën e ardhshme. Kontrata e argjentinasit me Liverpool skadon në qershor të vitit 2028 dhe deri tani nuk ka bisedime mes palëve për një rinovim të mundshëm.

Në këtë situatë, shtohen zërat për largimin e Mac Allister gjatë verës së ardhshme, pasi Liverpool nuk do të rrezikonte ta humbte atë si një lojtar të lirë, një verë më pas. Klubi i kuq pretendon 100 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin argjentinas.

Teilen: